Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi sot, e martë, 26 qershor 2018

Horoskopi 26/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ky është parashikimi i yjeve për ju për ditën e sotme.

Dashi – Kjo është një ditë gjatë së cilës do të jeni tejet emotiv, arsye për të cilën duhet të shmangni çdo situatë të tensionuar. Parashikohet një e martë mjaft e frytshme për të mbyllur disa negociata, të shtyra në kohë. Këshillohet që të mos tregoheni të nxituar.

Demi – Parashikohet një ditë e cila do ju gjejë mjaft pozitiv dhe të palodhur në vendin tuaj të punës. Për këtë arsye mos u druani të nisni projekte të reja, të cilat do të rezultojnë mjaft të frytshme. Në dashuri, mos u tregoni grindavec.

Binjakët – Mundohuni që t’u jepni fund atyre konflikteve që zgjasin prej shumë kohësh dhe që ju tensionojnë. Kjo është periudha më e mirë për të bërë paqe, me persona me të cilët keni kohë pa folur.

Gaforrja – Do të jeni të detyruar që të merrni vendime të rëndësishme në një kohë shumë të shkurtër dhe kjo gjë do ju fusë në krizë. Megjithatë mos u dekurajoni, por besojini intuitës suaj, e cila do ju lejojë që të arrini objektivat që i keni vendosur vetes. Raporti në çift do të jetë harmonik.

Luani – Kjo e martë do të jetë e rëndësishme për të rigjetur ekuilibrin dhe stabilitetin emocional. Këshillohet që të reflektoni dhe kjo gjë do ju lejojë që të analizoni me më shumë kujdes, të gjitha situatat, të cilat së fundmi ju kanë vendosur në siklet. Në dashuri këshillohet të jeni më aktiv, në mënyrë që të bëni për vete një person që pëlqeni.

Virgjëresha – Disa ndryshime të minutës së fundit do ju përballin me vështirësi, megjithatë mos lejoni që ankthi t’iu bllokojë, për shkak se do të keni mënyrë për t’u përmirësuar. Në familje dhe në raport me parnterin/en, mos u tregoni shumë kokëfortë.

Peshorja – Nga pikëpamja sentimentale kjo është një javë me shumë fat. Pritet të ketë takime të reja dhe interesante. Mundohuni vetëm që të tregoheni më të përfshirë në vendin tuaj të punës.

Akrepi – Zgjuarsia dhe kreativiteti juaj do ju vijnë në ndihmë, për të zgjidhur disa keqkuptime të vogla në vendin tuaj të punës. Kjo ditë është mjaft e favorshme, për të marrë në dorë karrierën tuaj. Dashuria parashikohet mjaft e favorshme.

Shigjetari – Do ju duhet të sforcoheni për t’u shfaqur më të qetë dhe reflektues, sidomos nëse në vendin e punës po jetoni një situatë të tensionuar. Shmangni konfliktet dhe mos e reflektoni tensionin në raportin në çift. Nëse jeni të pavendosur mes dy lidhjeve, ndiqni zemrën tuaj.

Bricjapi – Kjo ditë do ju lejojë që të prisni mundësitë që do shfaqen para jush, duke përmirësuar jetën personale dhe atë profesionale. Në vendin e punës parashikohen eksperienca të reja. Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar.

Ujori – Do të keni mundësi që të lidheni më shumë me një person që e njihni fare pak dhe do të zbuloni se keni shumë gjëra të përbashkëta. Bashkëpunimet e reja do të rezultojnë mjaft të frytshme për karrierën tuaj profesionale. Kjo ditë favorizon takimet.

Peshqit – Gjatë kësaj dite do të shijoni rezultate të mëdha, sidomos nga pikëpamja profesionale, ku do të rifuteni plotësisht në lojë. Megjithatë në dashuri dhe në familje do të jeni disi të ftohtë dhe të shkëputur. Përfitoni për të kaluar më shumë kohë cilësore së bashku./noa.al

 

Artikulli paraprakKy është parashikimi i motit për ditën e sotme
Artikulli i rradhës Renee shtrihet mbi piano duke shijuar tingujt nga babai Roberti

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.