Kryeministri Avdullah Hoti nuk i ka shkuar në vizitë ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj.
Ministria e Shëndetësisë sot njoftoi se Hoti do ta vizitojë këtë dikaster në ora 11:00. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti viziton sot më 5 tetor 2020, në ora 11:00 Ministrinë e Shëndetësisë. Pas vizitës, do mbahet edhe konferencë për media”, thuhej në njoftim.
Konferenca u mbajt, por aty doli vetëm Zemaj ku e arsyetoi mosardhjen e shefit të tij me agjendën e ngarkuar.
Zemaj me këtë rast tha se rreth 1500 specializantë do t’iu bashkëngjiten institucioneve shëndetësore
“Përkushtimi ynë është që asnjë mjekë të mos jetë jashtë institucioneve tona publike shëndetësore. Po ecim me një dinamikë të domosdoshme e cila do të shërbejë në të mirën e qytetarëve”, ka deklaruar Zemaj. /Gazeta Shneta/