Nga kjo javë, qytetarët e Kosovës, mund të marrin informacionet rreth vaksinës kundër COVID-19 në barnatoret e tyre më të afërta.
Rreth 1000 farmacistë, në të gjitha regjionet e vendit, janë trajnuar me të dhëna të detajuara për vaksinën kundër COVID-19, këshilla për pyetjet më të shpeshta të qytetarëve dhe formën më të mirë të komunikimit me pacientë.
Barnatoret që tashmë kanë të trajnuar farmacistët e tyre, kanë edhe emblemën “Për vaksinën COVID-19 fol me farmacistët”.
Ky trajnim është realizuar nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, përkrahur nga UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID.
“Këtë javë, janë duke u zhvilluar një sërë punëtorish me farmacistë nga 7 regjione të Kosovës për mbledhjen e të dhënave dhe aftësitë e komunikimit për vaksinimin kundër COVID-19. Trajnimet përqendrohen në komunikimin në lidhje me vaksinat e COVID-19, trajtimin e hezitimit të vaksinave dhe thyerjen e miteve për vaksinat e COVID-19. Trajnimet po mbahen nga dr. Ilir Begolli”, thuhet në njoftimin e UNICEF.
Barnatoret që tashmë kanë të trajnuar farmacistët e tyre, kanë edhe emblemën “Për vaksinën COVID-19 fol me farmacistët”. /Gazeta Shneta/