Kirurgu i Spitalit të Gjakovës Dr. Ali Tolaj ka humbur betejën me koronavirusin.
Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Gjakovës përmes një njoftimi në Facebook ku thuhet se megjithë përpjekjet e mjekëve, Tolaj nuk arriti të fitoj betejën me virusin, shkruan Gazeta Shneta.
“Na trishtoj pas mase lajmi për ndarje nga jeta ketë mëngjes e Dr. Alis, mjekut të përkushtuar që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda asnjë dite nga puna e tije”.
“Dr. Ali (Kadri) Tolaj -1961-2020, Kirurg në Spitalin e përgjithshme në Gjakovës nga viti 1988,Dr.Alia që nga fillimi i Pandemisë ishte në krye të detyrës duke ju shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vete rezultojë pozitiv në Covid-19. Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të shëndetësorë për kolegun e tyre, ai nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm”, thuhet në njoftim.
Tolaj është mjeku i dytë sot që ka humbur jetën me Covid pas vdekjes së reumatologut Sylejman Rexhepi. Numri i mjekëve që kanë vdekur me Covid ka mbërritur në tre. /Gazeta Shneta/