Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Syla: Askush s’guxon t’i prek infermierët – Havolli: Infermierët po i ikin përgjegjësisë pa arsye

Lajme 24/07/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë Dr. Blerim Syla iu ka dal në mbrojtje infermierëve të cilët po refuzojnë të punojnë në klinikat Covid për arsye të ndryshme shëndetësore.

Reagimi i Sylës ka ardhur pas publikimit në Gazetën Shneta të një emaili të drejtorit të infermierisë në QKUK Sami Tahiraj, i cili kishte kërcënuar infermierët me komision disiplinor dhe heqje të licencës nëse refuzojnë të punojnë në këto klinika pa ndonjë arsye të qëndrueshme.

Por i ashpër ka qenë Syla në mbrojtjë të infermierëve i cili ka thënë se pretendimet për refuzim të punës nga ana e infermierëve nuk janë të sakta. Në një deklaratë në RTV Dukagjini, Syla ka thënë se askush nuk guxon t’i prek infermierët, në të kundërtën FSSHK do të reagoj ashpër.

“Nuk është e saktë që kanë refuzuar të punojnë por është një paqartësi nga ana e menaxhmentit. Unë kam kërkuar zyrtarisht nga drejtori Dr. Valboni se për çfarë bëhet fjalë. Ajo që është e sigurt se ne kemi një kontratë të punës dhe jemi të obliguar të punojnë aty ku kërkohet shërbimi, por punëdhënësi duhet të sigurojë kushtet e punës dhe trajnimet sepse nuk mund ta detyrosh dikend të punojë në klinikat Covid të cilët nuk janë të trajtuar për këtë punë”.

“Nëse ka ndodh një kërcënim i tillë unë prej tash po i lë rehat infermierët sepse askush nuk guxon të merret me ta. Vetëm oda e infermierëve i jep licencat dhe vetëm ajo mund t’i marr. Nëse fillohet kështu me këto kërcënime ne nuk do të rrijm duarkryq”, ka deklaruar Syla.

Në anën tjetër version të kundërt ka dhënë kryetari i Sindikatës së Infermierëve Fitim Havolli. Ai ka thënë se disa infermierë po refuzojnë të punojnë në klinikat Covid pa ndonjë arsye dhe vetëm nga frika se mund të infektohen nga virusi.

Havolli i ka dal në mbrojtje menaxherit të infermierisë në QKUK Sami Tahiraj.

“MSH ka marr një vendim dhe i ka dhënë autoritet QKUK-së që të bëj ristrukturimin dhe lëvizjet brenda QKUK-së për nevojat për Covid. Ata mund të lëvizin këtë komunitet sipas nevojave”.

“Ne kemi reaguar sepse disa infermierë na janë drejtuar me ankesa se iu është shkelur e drejta, por pas reagimit tonë na ka ftuar drejtori i Infermierisë Sami Tahiraj i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Tash së fundi këto reagime po dalin se kanë qenë të disa infermierëve që pa arsye janë munduar t’i ikin thirrjes”.

“Sigurisht se kanë frikë me u përball me këtë sëmundje, por nuk mund të besoj se ka infermierë se i ikin përgjegjësisë”, ka deklaruar Havolli në Klan Kosova. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHumb betejën me koronavirusin edhe kirurgu në Spitalin e Gjakovës Dr. Ali Tolaj
Artikulli i rradhës Zemaj ngushëllon familjet e mjekëve Rexhepi dhe Tolaj që humbën jetën nga Covidi

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.