Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Humbja e kilogramëve të tepërt i bën mirë zemrës

Jetë 18/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bari semaglutid, një ilaç GLP-1 i përdorur për të trajtuar diabetin e tipit 2 dhe për humbjen në peshë te të rriturit obezë apo mbipeshë, ka treguar përfitime të rëndësishme kardiovaskulare. Këto përfitime janë prezantuar në Kongresin Evropian për Obezitetin në Venecia, bazuar në të dhënat e dy studimeve të publikuara në Nature Medicine.

Studimi “Select” filloi në vitin 2018 dhe përfshiu 17,604 pjesëmarrës nga 41 vende të ndryshme. Në vitin 2023, studimi evidentoi se të rriturit mbipeshë apo obezë, të cilët nuk vuajnë nga diabeti dhe që morën semaglutid për më shumë se 3 vjet, shfaqnin 20% më pak rrezik për infarkt, iktus apo vdekje për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare dhe humbën mesatarisht 9.4% të peshës trupore, shkruan Nature, transmeton Gazeta Shneta.

Rezultatet e studimeve tregojnë se trajtimi me semaglutid ka sjellë përfitime kardiovaskulare të pavarura nga pesha fillestare dhe sasia e peshës së humbur. Kjo sugjeron se pacientët me nivele të lehta të obezitetit apo ata që humbën pak peshë gjithashtu mund të përfitojnë nga ky trajtim.

Semaglutidi mund të ndikojë pozitivisht në glicemi, presionin e gjakut, inflamacion, si dhe të ketë efekte të drejtpërdrejta në muskulin kardiak dhe enët e gjakut. Këto mekanizma ndihmojnë në reduktimin e rrezikut kardiovaskular, pavarësisht sasisë së peshës së humbur.

Autorët theksojnë se “Select” nuk është një studim parandalimi parësor dhe të dhënat nuk mund të referohen për të gjithë të rriturit mbipeshë dhe obezë për parandalimin e efekteve anësore kardiovaskulare./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak10 rregulla të kardiologëve për mbrojtjen nga sëmundjet kardiovaskulare
Artikulli i rradhës Mavijosje e lehtë gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.