Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Humbja e nuhatjes ofron të dhëna rreth sindromës post – COVID, zbulon studimi i ri

Jetë 12/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët nuk janë të sigurt pse COVID-19 shkakton humbje të nuhatjes tek kaq shumë persona, sepse virusi që shkakton sëmundjen, SARS-CoV-2, nuk mund të infektojë neuronet shqisore të nuhatjes.

Për shumicën e njerëzve, shqisa e nuhatjes – ajo që shkencëtarët e quajnë “olfaksion” – kthehet brenda 6 javësh apo më shumë, por rreth 10% të personave vazhdojnë të kenë probleme të mëtejshme, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Shkencëtarët kanë qenë në mëdyshje nga efekti i COVID-19 në nuhatje, sepse neuronet tona shqisore të nuhatjes nuk mbajnë receptorët e membranës që do të lejonin virusin t’i infektojë ato.

Gjithashtu, njerëzit me COVID-19 priren të mos kenë hundë të zëna, gjë që shkakton humbjen e nuhatjes në infeksione të tilla si ftohje e zakonshme.

Pra, nëse SARS-CoV-2 nuk është në gjendje të infektojë neuronet e nuhatjes dhe molekulat e zonës kanë akses të lirë në indet e nuhatjes në hundë, pse kaq shumë njerëz me COVID-19 humbasin ndjenjën e nuhatjes?

Hulumtimi i udhëhequr nga shkencëtarët në Universitetin Columbia, në qytetin e Nju Jorkut, ka dhënë një shpjegim të mundshëm.

Rezultatet e botuara në revistën Cell, sugjerojnë që përgjigjet imune ndaj virusit kur infekton qelizat fqinje në njëfarë mënyre çaktivizojnë gjenet që zhvillojnë receptorët e nuhatjes në neuronet e nuhatjes.

Normalisht, neuronet e nuhatjes regjistrojnë erën duke dërguar sinjale elektrike në tru kur receptorët e tyre lidhen me molekulat e nuhatjes.

Studimi i realizuar në minjtë e llojit hamsters, sugjeron se infeksioni i qelizave fqinje mund të shkaktojë një riorganizim në bërthamat e këtyre neuroneve shqisore. Ky riorganizim duket se prish prodhimin e receptorëve të nuhatjes në qeliza.

Gjetjet mund të hedhin dritë mbi shkaqet e efekteve të tjera neurologjike të vazhdueshme të COVID-19, të tilla si “mjegulla e trurit”, dhimbje koke dhe depresioni. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKryeministri i Mbretërisë së Bashkuar planifikon të heqë masat anti- COVID, një muaj më herët
Artikulli i rradhës Të dhëna të reja mbi efektet e vaksinimit kundër COVID-19 te pacientët në dializë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.