Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Humbja e peshës pas ndërprerjes së barnave GLP-1: Çfarë tregojnë studimet e reja?

Jetë 03/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri në “Diabetes, Obesity and Metabolism”, sugjeron se shumë njerëz arrijnë të ruajnë humbjen e peshës edhe pasi ndërpresin barnat GLP-1. Këto medikamente, të përdorura për trajtimin e obezitetit dhe diabetit të tipit 2, imitojnë hormonin GLP-1, duke rregulluar sheqerin në gjak, ngadalësuar zbrazjen e stomakut dhe ulur oreksin.

Studimi ndoqi 7,938 të rritur që përdorën semaglutid ose tirzepatid midis viteve 2021–2023 dhe i ndërprenë ato pas 3–12 muajsh. Para ndërprerjes, pacientët me obezitet humbën mesatarisht 8.4% të peshës trupore, ndërsa ata me diabet të tipit 2 rreth 4.4%, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Pas një viti pa trajtim, rikthimi i peshës ishte i vogël. Grupi me obezitet rifitoi vetëm 0.5%, ndërsa grupi me diabet humbi edhe 1.3% të peshës mesatarisht.

Megjithatë, rezultatet individuale ndryshonin: 45% e pacientëve me obezitet dhe 56% e atyre me diabet ruajtën ose vazhduan të humbnin peshë.

Këto gjetje bien disi në kundërshtim me studimet klinike të mëparshme, të cilat sugjeronin rikthim të shpejtë të peshës pas ndërprerjes së trajtimit. Një shpjegim i mundshëm është se shumë pacientë vazhduan me metoda të tjera menaxhimi, si ndryshime në stilin e jetesës ose trajtime alternative.

Sipas studiuesve nga Klinika Kleveland, faktorët kryesorë për ndërprerjen e barnave janë kostot dhe efektet anësore.

Ata theksojnë rëndësinë e kuptimit të strategjive që pacientët ndjekin pas ndërprerjes, pasi në praktikën reale rezultatet mund të jenë më pozitive sesa në kushtet e kontrolluara të studimeve.

Në përfundim, megjithëse kërkohen studime të mëtejshme, duket se një pjesë e konsiderueshme e pacientëve mund të ruajë përfitimet e humbjes së peshës edhe pas ndërprerjes së barnave GLP-1. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakIu gjetën 5 kg substancë narkotike në veturë, arrestohet një person në Gjakovë
Artikulli i rradhës Vitamina D mund të ‘rregullojë’ imunitetin te pacientët me sëmundje të zorrëve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.