Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

I jepet lamtumira Prof. Dr. Adem Limanit, vlerësohet lart kontributi dhe veprimtaria e tij

Lajme 09/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

I është dhënë lamtumira sot profesorit të mjekësisë Dr. Adem Limanit, i cili ndërroi jetë të hënën. Kolegët e tij e kanë vlerësuar lart moralisht e profesionalisht të ndjerin.

Shoqata e kirurgëve të ORL-së, të cilën i ndjeri e ka udhëhequr, e kanë konsideruar Limanin si pjesë të elitës së mjekëve shqiptarë. “Ai punoi me përkushtim sidomos në kirurgjinë e qafës dhe onkologji, por edhe në fushat tjera. Ishte kryetar i Shoqatës së ORL-së të Kosovës derisa u nda nga jeta. Me aftësinë, finesën, maturinë dhe kulturën e tij hyn në elitën e mjekëve shqiptar. Do të mbetet i paharruar kujtimi i tij”, thuhet në ngushëllimin e Shoqatës, transmeton Gazeta Shneta.

Të ndjerin e ka përkujtuar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Ai ka thënë se kontributi i tij i jashtëzakonshëm në mjekësi do të kujtohet përjetë.

“Prof. Dr. Adem Limani nuk është më në mesin tonë, por do ta kujtojmë përgjithmonë si humanist të madh dhe njeriun i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm në mjekësi. Përpos që mjekoi mijëra pacientë, profesor Limani do të mbahen në mend për kontributin e tij të madh në nxjerrjen e kuadrove më të mira të doktorëve të rinjë, të cilët sot janë specialistë të shumë fushave. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, kolegëve miqve e farefisit”, thuhet, ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri.

Deputeti i LDK-së, neurokirurgu Haxhi Avdyli, e ka cilësuar si humbje të madhe për komunitetin e mjekësisë, vdekjen e Limanit. “Kosova e Komuniteti i mjekësisë paska humbur doajenin , profesorin e nderuar , mësimdhënësin e shumë gjeneratave , ekspertin e ORL-së dhe kolegun tonë të palodhur, prof Dr Adem Limanin . Humbje e madhe për ne, mungesa e tij do ndjehet . Pusho i qetë profesor dhe krenar për jetën dhe kontributin që dhe”, ka shkruar Avdyli. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak5 gabimet më të mëdha që gratë bëjnë gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Madhësia e gjinjëve gjatë shtatzënisë zbulon nëse keni vajzë apo djalë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.