Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

I la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë, policia gjobit një grua me 300 euro në Prizren

Lajme 30/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një grua është gjobitur me 300 euro në Prizren pasi i kishte lënë fëmijët e saj të mbyllur në një veturë të parkuar gjatë temperaturave të larta.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 27 qershor, rreth orës 17:50, në parkingun e një qendre tregtare në Prizren, ku është raportuar se disa fëmijë ndodheshin të mbyllur brenda një automjeti.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, me ndihmën e një shufre metalike, kanë hapur veturën për t’i nxjerrë fëmijët.

Sipas policisë, fëmijët ishin të rraskapitur dhe të dehidratuar si pasojë e temperaturave të larta. Pak më vonë në vendngjarje ka mbërritur edhe e ëma e tyre.

Për shkak të moskujdesit ndaj fëmijëve, policia i ka shqiptuar asaj një gjobë prej 300 eurosh për kundërvajtjen “Moskujdes ndaj të miturit”.

Policia ka apeluar te qytetarët që gjatë ditëve me temperatura të larta të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht ndaj fëmijëve, të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore.

“Në asnjë rast nuk duhet të lihen fëmijët të mbyllur në automjet, pasi pasojat mund të jenë fatale”, thuhet në apelin e Policisë.

Artikulli paraprakVrasja në Dragash, neuropsikiatri: 5 therje me thikë janë pasojë e një mllefi të grumbulluar
Artikulli i rradhës Raportohet se një person është fundosur në Batllavë

Ju sugjerojmë

71-vjeçarja gjendet pa shenja jete në një bunar në Koshare, policia nis hetimet

30/06/2026 Lajme

Mbi 4 mijë testime, skriningu neonatal në Klinikën e Neonatologjisë zbulon dy raste me fibrozë cistike dhe një me fenilketonuri

30/06/2026 Lajme

Raportohet se një person është fundosur në Batllavë

30/06/2026 Lajme

Vrasja në Dragash, neuropsikiatri: 5 therje me thikë janë pasojë e një mllefi të grumbulluar

30/06/2026 Lajme

IKSHPK apelon për vaksinim: Fruthi mund të shkaktojë komplikime serioze

30/06/2026 Lajme

Orizi mund të sillet si sheqer ose si fibër, varet nga si e konsumon

30/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.