Ka dhënë dorëheqje specialisti i mjekësisë Interne dr. Halit Bujupi.
Dr. Haliti kishte bërë kërkesë që të avancohej në pozitën e specialistit, mirëpo kjo kërkesë ishte refuzuar nga QKMF-ja e Drenasit dhe Drejtoria e Shëndetësisë e kësaj komune, shkruan Gazeta Shneta.
Pas këtij refuzimi dr. Bujupi i cili është specialist i mjekësisë Interne ka dhënë dorëheqje nga Emergjenca e Drenasit.
Kjo është bërë e ditur nga vetë doktori përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Pas kërkesës ndaj menagjmentit QKMF- Drenas dhe Drejtorisë së Shëndetësisë në Drenas për avancimin tim nga pozita aktuale, në pozitën specialist dhe refuzimit të kërkeses time, kam vendosur të largohem nga puna e deritanishme në Emergjencë në Drenas dhe atë nga data 1 Shtator 2023.
Njëkohësisht i falënderoj të gjithë kolegët dhe stafin shëndetsorë dhe gjithë banorët e Drenasit të cilëve jam munduar pa rreshtur të ju ofrojë shërbime mjekësore me gjithë kapacitetin tim profesional!
/Gazeta Shneta/




