Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

I shkarkuar me vendim për keq-menaxhim: Basri Sejdiu sërish synon të rikthehet në krye të SHSKUK-së

Lajme 16/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Basri Sejdiu është shkarkuar nga Bordi Drejtues në vitin 2020 me vendim për keq-menaxhim dhe keq-përdorim të pozitës zyrtare, por pavarësisht kësaj atij i janë pranuar dokumentet për të kandiduar sërish në konkursin për drejtor të SHSKUK-së.

Basri Sejdiu është një nga kandidatët për drejtor të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës në konkursin i cili është mbyllur para pak ditësh. Kjo është hera e dytë që Sejdiu ia mësynë kësaj pozite, por kandidimi i tij është goxha diskutabil, shkruan Gazeta Shneta.

Sejdiu është shkarkuar nga kjo pozitë në vitin 2020 me vendim nga Bordi Drejtues. Ky vendim të cilin e posedon Gazeta, arsyetohet me keq-menaxhim dhe keq-përdorim të pozitës zyrtare, performancë të dobët si dhe prishje e imazhit dhe kredibilitetit të SHSKUK-së.

Ndërkaq një vit pas shkarkimit, Sejdiu ishte dënuar poashtu edhe nga Komisioni Disiplinor me ndalim të ngritjes në detyrë për pesë vjetet e ardhshme, masë të cilën Komisioni i Ankesave e kishte ulur në tre vjet.

Pavarësisht këtyre, Zyra e Personelit të SHSKUK-së ia ka pranuar Sejdiut dokumentet për të hyrë sërish në garë për drejtor të përgjithshëm.

Alban Janova, shef i kësaj Zyre, ka thënë për Gazetën se konkursi për drejtor të SHSKUK-së është i bazuar në Ligjin për Zyrtarët Publik. Janova ka thënë se në konkurs është aplikuar Neni 8 i këtij Ligji i cili ka përcaktuar se kandidati ” të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji”.

Janova ka bërë të ditur se Sejdiu ka dorëzuar vendimin e Komisionit Disiplinor i cili ia ndalon ngritjen në detyrë, por ka thënë se dokumentet i janë pranuar në konsultë edhe me përfaqësuesit e Ambasadës Britanike të cilët janë duke e monitoruar procesin.

“Përfaqësuesit nga ‘Group for Legal and Political Studies’ të cilët janë angazhuar për këtë konkurs nga Ambasada Britaneze, Burimeve Njerëzore i kanë dërguar përmes emailit opinion specifik për aplikacionin e z.Sejdiu, ku kanë rekomanduar që aplikacioni i tij duhet të kualifikohet që i plotëson kriteret (për këtë mund të iu drejtoheni edhe atyre me pyetje)”, ka thënë Janova.

Ai nuk ka komentuar edhe vendimin e Bordit Drejtues për shkarkimin e Sejdiut. Megjithatë Gazeta ka mësuar nga burime brenda SHSKUK-së se tashmë është kërkuar edhe një interpretim nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Gazeta ka kërkuar sqarime edhe nga përfaqësuesit e Ambasadës Britanike por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. Pytjeve të Gazetës nuk i është përgjigjur as Sejdiu.

Kujtojmë se Sejdiu ishte shkarkuar nga Bordi Drejtues më datën 6 korrik 2020. Inspektorati i Punës kishte vendosur në favor të tij, por më pas lënda kishte shkuar në gjykatë ku ende nuk ka përfunduar procesi.

Kandidatë të tjerë në këtë konkurs janë Basri Lenjani, Haqif Gashi, Sanije Gashi, Zef Ndrejaj dhe Elvir Azizi. Me përzgjedhjen e drejtorit të ri do të merret Bordi i ri Drejtues i SHSKUK-së i cili udhëhiqet nga Sekretari i MSH-së Naim Bardiqi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak​Transplantohet zemra që pushoi së rrahuri për 20 minuta
Artikulli i rradhës Mungesa e kësaj vitamine mund t’ju bëj të harroni se ku i lini gjërat

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.