Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Identifikohet gruaja që u gjet pa shenja jete në Prishtinë – Mjekët konstatuan shenja dhune, dyshohet për vdekje të dyshimtë

Lajme 16/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të së hënës në kryeqytet, ku një grua u gjet pa ndjenja në një nga rrugët e qendrës së Prishtinës dhe më pas ndërroi jetë në QKUK.

Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima është D.Q, 27 vjeçare nga Gjakova, e cila jetonte e vetme në një banesë afër vendit ku u gjet trupi i saj.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 01:30 të datës 16 qershor 2025, punonjësi i sigurimit A.Sh., 50 vjeçar, gjatë ndërrimit të tij kishte vërejtur një person të shtrirë në tokë në rrugën “Ferid Curri”. Ai kishte njoftuar menjëherë patrullën policore më të afërt.

Policia kishte thirrur emergjencën, e cila pas mbërritjes në vendngjarje kishte konstatuar se gruaja kishte shenja jete, por gjatë trajtimit në QKUK mjekët kishin vërejtur edhe shenja të dhunës fizike. Pavarësisht përpjekjeve mjekësore, rreth një orë më vonë ajo ndërroi jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policor, Njësia Rajonale e Hetimeve, Forenzika Rajonale dhe Prokurori Kujdestar për Krime të Rënda, me ç’rast është inicuar rasti “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Gjatë hetimeve, policia ka arritur të identifikojë viktimën si D.Q nga Gjakova, dhe më pas ka lokalizuar banesën ku ajo kishte jetuar, vetëm disa metra larg vendit ku u gjet pa ndjenja. Banesa është hapur në prani të prokurorit të shtetit dhe është ekzaminuar nga krim-teknika, ku janë gjetur dokumentet identifikuese të viktimës, por nuk është hasur ndonjë send i dyshimtë që lidhet me rastin.

Obduksioni tashmë është përfunduar në IML dhe familjarët e viktimës janë njoftuar për ngjarjen tragjike.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të vdekjes së saj po vazhdojnë.

Artikulli paraprakTragjedi në një spital në Itali, 91-vjeçari vret me armë zjarri gruan e tij të sëmurë dhe më pas veten
Artikulli i rradhës Ndryshimet klimatike lidhen me apnenë e rrezikshme të gjumit

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.