Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IHK: Ditët e fundit të nëntorit do të shoqërohen me mot të ndryshueshëm

Lajme 27/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar rreth motit që do të mbizotëroj pëgjatë këtyre pesë ditëve të javës.

Sipas IHK-së, ditët e fundit të nëntorit do të shoqërohen me mot të ndryshueshëm.

E hëne – Mot me diell dhe vranësira mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndëmjet -7 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.

E marte – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore. Reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin e Republikës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

E mërkurë – Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu, në viset e larta reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

E enjte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

E premte – Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Parashihet të jetë dita më e nxehtë gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

Apelohet te pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, për shkak se rrugët janë të rrëshqitëshme dhe me ngrica, sidomos gjatë natës dhe orëve të para të ditës./Gazeta Shenta/

Artikulli paraprakStigmatizimi i depresionit, shkruan Dr. Lutfi Tahiri
Artikulli i rradhës Spitali i Fierit sërish në lupën e Prokurorisë, dërgohen për gjykim 5 mjekë për ‘neglizhencë’

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.