Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ikja e mjekëve vazhdon të jetë sfidë e madhe për Kosovën

Lajme 06/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë për institucionet e vendit, pasi ikja e tyre është reflektuar në mungesë të stafit nëpër qendra të mjekësisë.

Njëra nga to është edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan.

Specialistja e mjekësisë familjare, Ramize Ahmeti-Ibrahimi, thekson se pavarësisht fluksit të madh të pacientëve, dhe numrit të vogël të stafit, çdoherë kujdesen që pacientëve mos tu mungojë shërbimi.

“Tani për tani kemi numër të mangët të mjekëve e sidomos familjar. Kjo për shkak se një numër i tyre për një kohë të shkurtër qëndrojnë, pas specializojnë edhe mund të largohen nga vendi . Kjo po na shkakton telashe por bashkërisht me stafin po mundohemi disi të ja dalim për sa më shumë shërbime cilësore për pacientët”, ka thënë për RTK, Ahmeti.

Ajo thekson nevojën që mjekëve të rinj, tu ofrohen kushte për të qëndruar në Kosovë.

Ikja e mjekëve mbetet shqetësim edhe për Taulant Ramadanin, me profesion stomatolog. Porse për ta ushtruar profesionin e tij në institucione publike në Kosovë, thotë se nuk po ua mundëson ligji.

“Ekziston një ligj ku specializantëve të stomatologjisë, nuk ja jep të drejtën të punojnë nëpër institucione publike me i plotësua pra resurset humane në institucione publike. Ky është një dëm që shkakton probleme financiare të pacientëve që disa shërbime nuk mund t’i marrin në institucione publike por private”, ka thënë Ramadani.

Nga Oda e Mjekëve dhe Infermierëve në Kosovë, kanë deklaruar se largimi i mjekëve në vitet e fundit është në rritje. Sipas tyre, pagat e ulëta dhe kushtet e punës mbesin vetëm disa nga arsyet e largimit të tyre nga vendi.

 

 

 

 

Artikulli paraprakMoti këtë javë me ulje të temperaturave dhe reshje shiu
Artikulli i rradhës Terapia gjenetike përmirëson shikimin tek individët e prekur me verbëri të trashëguar, zbulon studimi i ri

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.