Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKSHKP ende s’ka rekomanduar që të pihet uji i Badovcit, Makolli: Institucionet po bëjnë panik

Lajme 23/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Eksperti i mjedisit, Sami Makolli, ka thënë se institucionet në Kosovë po krijojnë panik pa nevojë sa i përket manganit në liqenin e Badocit.

“Vlera prej 0.05 mg/L është standard i rekomanduar estetik, jo shëndetësor. Mendoj që institucionet tona janë duke kriju panik pa nevojë .Ky kufi nuk është kufi toksikologjik. Për çështje shëndeti, OBSH rekomandon 0.08 mg/L (80 µg/L) – disa vende të BE-së i referohen pikërisht këtij udhëzimi”.

Ai ka rekomanduar qytetarët që të lajnë entë lirshëm dhe të pihet uji me përj ashtim të foshnjeve.

“Institucionet duhet të japin sqarime profesionale , të sakta mbi nivelin e Manganit në ujë , jo deklarata të përgjithshme që vetëm shtojnë pasiguri”.

Nga 1 shtatori uji i liqenit të Badocit nuk rekomandohet për pije pasi vlerat e manganit kanë shënuar rritje.

Postimi i plotë:

Mangani në ujë – çka duhet me ditë, pa panik

1. Mangani nuk është problem i ri.

Në Kosovë për dekada me radhë nuk ka pas shqetësime serioze për manganin në ujin e pijshëm. Me udhëzimin Administrativ të ri (që pasqyron standardin e BE-së), u vendos kufiri 0.05 mg/L. Kjo ka sjellë më shumë raste kur dalim “mbi standard”, edhe pse realisht situata s’ka ndryshuar shumë, gjithmonë e kemi konsumua këtë ujë. Pse tash nuk po u dashka me përdorë?

2. Vlera prej 0.05 mg/L është standard i rekomanduar estetik, jo shëndetësor.

Mendoj që institucionet tona janë duke kriju panik pa nevojë .Ky kufi nuk është kufi toksikologjik. Për çështje shëndeti, OBSH rekomandon 0.08 mg/L (80 µg/L) – disa vende të BE-së i referohen pikërisht këtij udhëzimi.

3. Në SHBA standardi është edhe më i lartë.

EPA në nivel federal ka kufi estetik 0.05 mg/L (njësoj si BE), por këshilla shëndetësore është shumë më e lartë: 0.3 mg/L për ekspozim gjatë gjithë jetës. Pra, shumëfish me e lartë se e jona. SHBA është shumë më tolerante dhe nuk e konsideron problem të madh në nivele kaq të të ulëta.

4. Mangani në masë nuk është helm, por element i nevojshëm për trupin.

Është pjesë e dietës sonë përmes ushqimit (3 mg/ditë në mesatare nga drithëra, fruta, arra, çaj etj.). Një gotë ujë me 0.08 mg/L përmban vetëm ~0.02 mg mangan – pra është krejt minimale krahasuar me atë që marrim nga ushqimi çdo ditë.

5. Çka rekomandoj të bëni praktikisht?

-Lirshëm laheni dhe lani enët – nuk ka rrezik.

-Pini ujë me masë, pa panik.( përjashtoj foshnje)

-Institucionet duhet të japin sqarime profesionale , të sakta mbi nivelin e Manganit në ujë , jo deklarata të përgjithshme që vetëm shtojnë pasiguri.

Artikulli paraprakPërkeqësohet bilanci tregtar, bie eksporti e rritet importi
Artikulli i rradhës Gjinekologu Goksu Goç: Paracetamoli gjatë shtatzënisë nuk lidhet me autizëm

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.