Gjinekologu Goksu Goç ka dal me një këshillë për pacientet ku ka thënë se përdorimi i paracetamolit në shtatzëni është i sigurtë.
“Paracetamoli është ilaçi i zgjedhur për dhimbje dhe ethe gjatë shtatzënisë. I sigurt në të gjitha tremujorët; Përdoret në dozën më të ulët efektive; Nuk lidhet me rrezik për autizëm ose ADHD sipas studimeve më të fundit”, ka shkruar Goç, transmeton Gazeta Shneta.
Ai iu ka bërë thirrje grave shtatzënë që gjithmonë të konsultohen me mjekun përpara përdorimit të çdo ilaçi gjatë shtatzënisë. /Gazeta Shneta/


