Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në faqën e tyre zyrtare kanë publikuar raportin e tyre të mbikqyrjes së sëmundjeve ngjitëse në rajonin e Kosovës, ku ka konstatuar se ka rënie të intensitetit të gripit në këtë vend.
Prej 1 tetorit deri më 20 shkurt në IKSHP janë raportuar gjithsej 44.705 raste të dyshimta me grip, 4177 raste me Infeksion Respirator Akut dhe 84 raste të tjera me SARI (Sëmundje e Rëndë Respiratore Akute), shkruan Gazeta Shneta.
Gjithashtu, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka ndërmarrë masa edhe për institucionet shtetërore, ku u ka bërë thirrje nxënësve të shkollave parashkollore, fillore dhe të mesme që të gjithë nxënësit me simptoma të gripit (temperaturë të lartë, lodhje, rrjedhje të hundëve, dhimbje fyti, kollë barkëqitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku e muskujsh) që të qëndrojnë në shtëpi.
Ndërsa, Instituti Kombëtar u bënë thirrje qytetarëve që të mos dalin gjatë në ambient të ftohtë, të mos qëndrojnë në ambiente të mbyllura me numër të madh njerëzish dhe të përdorin lëngje të nxehta dhe vitamina.
Ndërkohë, IKSHP-ja thekson edhe se institucionet shëndetësore janë të përgatitura për t’u përballur me pacient të rasteve të shtuara të gripit./Gazeta Shneta/




