Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 7 Prillit – Ditës Botërore të Shëndetit, përfaqësues nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë kanë realizuar një aktivitet në lagjen Shkugez të Gjakovës, me fokus tek të moshuarit.
Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e aktivitetit fizik dhe ushqyerjes së shëndetshme për këtë grupmoshë.
Gjatë këtij aktiviteti, u ofruan këshilla praktike dhe udhëzime për një jetë më të shëndetshme dhe aktive. Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin rreth 60 persona, të cilët morën informacione të vlefshme për mënyrën e jetesës që mund të përmirësojë shëndetin e tyre afatgjatë.
Ky aktivitet është një pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e shëndetit dhe mirëqenies, duke inkurajuar çdo individ të përfshihet në aktivitete që promovojnë një jetë aktive dhe të shëndetshme.




