Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 1,510 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar pozitiv me covid-19 627 raste.
Lajm jo i mirë për vendin tonë, pasi në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 22 pacientë si pasojë e covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 9 raste (87, 80, 79, 79, 79, 75, 74, 74, 60 vjeç), Mitrovicë 2 raste (79, 77 vjeç), Prizren 2 raste (82, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Istog 2 raste (84, 65 vjeç), Pejë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç).”
“Numri total i rasteve pozitive është 41.299 raste nga 148.213 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.062 raste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e fundit.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 543 pacientë, ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 26,453 .
Komunat që regjistruan raste pozitive janë: Prishtinë 286 raste, Ferizaj 39 raste, Mitrovicë 33 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Pejë 28 raste, Drenas 26 raste, Podujevë 25 raste, Gjakovë 22 raste, Lipjan 19 raste, Gjilan 18 raste, Shtime 12 raste, Viti 12 raste, Prizren 11 raste, Deçan 8 raste, Malishevë 8 raste, Rahovec 8 raste, Klinë 7 raste, Obiliq 7 raste, Istog 5 raste, Vushtrri 5 raste, Skenderaj 4 raste, Hani i Elezit 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Novobërdë dhe Shtërpcë.
Aktualisht, vendi ynë është duke u përballur me 13,784 raste aktive./GazetaShneta/