Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKSHPK shënon Javën e Imunizimit me aktivitete të promovimit të vaksinimit ndaj sëmundjeve të parandalueshme

Lajme 27/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
IKSHPK
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike së Kosovës (IKSHPK), ka shënuar Javën e Imunimizimit me aktivitete ndërgjegjësuese mbi rolin dhe rëndësinë e vaksinimit të popullatës ndaj sëmundjeve të parandalueshme.

IKSHPK-ja përmes një njoftimi zyrtar ka thënë se feston Javën e Imunizimit duke organizuar një sërë aktivitetesh me qëllim të promovimit të vaksinimit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet e parandalueshme, përcjell Gazeta Shneta.

Mes tjerash thuhet se përveç aktiviteteve, IKSHPK ka realizuar dhe vizita në Institutin Rajonal të Shëndetësisë Publike dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë:

“Në vazhdën e aktiviteteve u realizua edhe vizita në Institutin Rajonal të Shëndetësisë Publike dhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë. Në vizitë ishin përfaqësues nga IKShPK së bashku me përfaqësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) me qëllim të shprehjes së falënderimit, duke e vlerësuar lartë angazhimin e jashtëzakonshëm dhe profesionalizmin e dëshmuar gjatë fushatës me vaksinën kundër COVID-19 si dhe vaksinimin rutinor të fëmijëve”.

IKSHPK

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike feston Javën e Imunizimit duke organizuar një sërë aktivitetesh me qëllim të promovimit të vaksinimit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet e parandalueshme.

Në vazhdën e aktiviteteve u realizua edhe vizita në Institutin Rajonal të Shëndetësisë Publike dhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë. Në vizitë ishin përfaqësues nga IKShPK së bashku me përfaqësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) me qëllim të shprehjes së falënderimit, duke e vlerësuar lartë angazhimin e jashtëzakonshëm dhe profesionalizmin e dëshmuar gjatë fushatës me vaksinën kundër COVID-19 si dhe vaksinimin rutinor të fëmijëve.

Takimi në QRShP me drejtoreshën dhe profesionistët tjerë ishte i fokusuar në sfidat dhe arritjet në programin e vaksinimit në rajonin e Pejës, ku synohej të nxjerrën në pah veprimet kolektive të nevojshme për të ofruar shërbime të mirëfillta të vaksinimit për të ndërtuar mbrojtje të qëndrueshme në popullatë duke arritur mbulueshmëri mbi 95%. Gjatë takimit u potencua rëndësia e vazhdimit të punës dhe bashkëpunimit ndërinstitucional edhe në të ardhmën.

Gjatë diskutimit në QKMF me ekipën udhëheqëse, mjekët familjar, specializantët si dhe infermierët qëllimet tona të përbashkëta ishin që të arrijmë fëmijët e mbetur pa u vaksinuar, të forcojmë kujdesin parësor shëndetësor për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet e parandalueshme me vaksinë duke iu mundësuar atyre jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme.

Gjatë vizitës u realizua edhe shpërndarja e materialeve edukative shëndetësore.

 

Artikulli paraprakTetë të infektuar me COVID-19 në Kosovë, 36 raste aktive
Artikulli i rradhës FSSHK e ulë kuotën e anëtarësisë nga 1 në 0.5 për qind për të gjithë anëtarët

Ju sugjerojmë

Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo, mbi 2.300 raste të konfirmuara

21/07/2026 Lajme

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.