Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 488 mostra të marra janë konfirmuar 112 raste të reja me covid-19.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 131 pacientë, kurse janë raportuar 6 viktima si pasojë e virusit korona shkruan GazetaShneta.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjakovë 16 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Obiliq, Podujevë, Prizren, Rahovec dhe Vushtrri.
Aktualisht, vendi ynë ka 13,713 të infektuar, 9,923 të shëruar dhe539 viktima./GazetaShneta/