Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot do të dërgojë mostra të tjera në Gjermani për të identifikuar praninë e variantit Omicron në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dërguar në Gjermani para dy javësh dhjetra mostra të marra nga qytetarët e Kosovës për të bërë sekuencionimin e gjenomit të virusit Sars-Cov-2 për identifikimin e variantit Omicron, shkruan Gazeta Shneta.
Rezultatet nga këto mostra ende nuk kanë mbërritur në IKSHPK. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja Era Pireva.
Por ajo ka thënë se sot do të dërgohen sërish mostra të dy javëve të fundit.
“Mostra pozitive te SARS-CoV-2 te mbledhura gjate dy javeve te fundit ne IKSHPK planifikohen te dergohen sot (20.12.2021) permes te njejtit program”, ka deklaruar Pireva.
IKSHPK i dërgon mostrat për testim në Gjermani përmes një programi të mbështetur nga Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve. /Gazeta Shneta/