Fushata ‘BOOSTER’ po ecën me një ritëm marramendës në Britani mes paralajmërimeve shqetësuese nga ekspertët e shëndetit publik.
Pavarësisht mbrojtjes thelbësore të dhënë nga doza përforcuese, zona të gjera të vendit kanë marrë vetëm dy doza. Sipas një raporti nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ka katër simptoma “të raportuara zakonisht” që shfaqen tek persona të vaksinuar me dy doza, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Mbi 70 për qind e britanikëve tani kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër Covid, por shumë të tjerë duhet të ‘përveshin mëngët’. Mesazhi nga ekspertët e shëndetit publik nuk mund të ishte më i qartë: për të ndaluar NHS që të mbingarkohet në javët e ardhshme, të gjithë britanikët e kualifikuar duhet të plotësojnë serinë parësore (dy doza) të ndjekura nga një injeksion përforcues.
Provat tregojnë se Omicron shmang një pjesë të vëmendjes së antitrupave të shkaktuar nga dy injeksione të një vaksine Covid.
Një raport fillestar i kryer nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), theksoi simptomat e Omicron që priten pas dy dozave të një vaksine.
Ai bazohet në 43 raste të variantit Omicron të zbuluar në SHBA.
Midis këtyre rasteve të COVID-19 që i atribuohen variantit Omicron, 34 (79 përqind) ndodhën te personat që përfunduan serinë parësore të një vaksine COVID-19 të autorizuar ose të miratuar nga FDA.
“Simptomat më të zakonshme të raportuara ishin kolla, lodhja dhe kongjestioni ose rrjedhja e hundës,” vuri në dukje CDC.
Gjetjet i bëjnë jehonë njohurive nga ekspertë të tjerë shëndetësorë.
Christina Marriott, shefe ekzekutive e Shoqërisë Mbretërore për Shëndetin Publik (RSPH) tha se: “Dëshmitë në rritje tregojnë se njerëzit që kanë marrë dy doza të vaksinës zakonisht paraqesin simptoma më pak të rënda, si dhimbje koke, rrjedhje hundësh, teshtitje, dhimbje fyti, dhe humbja e nuhatjes.
“Është e rëndësishme që njerëzit që janë vaksinuar plotësisht të qëndrojnë vigjilentë për simptoma të ngjashme me të ftohtin dhe të testohen nëse jetojnë ose punojnë pranë njerëzve që janë në rrezik më të madh nga sëmundja.” /Gazeta Shneta/