Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal dhe Covid-19.
IKSHPK ka deklaruar Grupi Strategjik Këshillëdhënës i Ekspertëve në OBSH rekomandon vaksinimin vjetor sezonal të gripit për pesë grupe të synuara: punëtorët shëndetësorë, personat mbi moshën 65 vjeçare, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.
“Gripi sezonal mund të jetë vdekjeprurës., andaj për tu mbrojtur kundër Gripit, rekomandohet vaksinimi vjetor i grupeve të synuara (punëtorët shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët me sëmundje kronike, të moshuarit si dhe personat me sëmundje kronike). Vaksinimi zvogëlon nevojën për trajtim me antiviral, të cilat mund të humbasin efektivitetin kur përshkruhen shumë (për shkak të rezistencës ndaj barnave)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
IKSHPK thotë tutje se këto vaksina konsiderohen globalisht të sigurta dhe tolerohet mirë, me pak efekte anësore serioze ose komplikime.
“Efektet anësore të zakonshme nga vaksinimi i gripit sezonal përfshijnë dhimbje, skuqje dhe ënjtje në vendin e injektimit si dhe efektet sistemike si ethe, dhimbje koke, nauze dhe dhimbje të muskujve. Këto efekte anësore janë përgjithësisht të lehta dhe largohen brenda pak ditësh. Komplikimet serioze nga vaksinimi kundër gripit sezonal janë të rralla”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka rekomandua që krahas vaksinës kundër gripit sezonal, të merret edhe vaksina kundër Covid-19.
“Personat të cilët marrin dozën përforcuese të vaksinës COVID-19 ose edhe dozën e parë ose të dytën, gjithashtu rekomandohet të marrin edhe vaksinën e gripit sezonal. Meqenëse OBSh ka paralajmëruar sezonë shumë më agresive të gripit sezonal 2021/2022, atëherë MSh ka siguruar doza të gripit sezonal në sasi të mjaftueshme që situata epidemiologjike të jetë sa më e mirë”, thuhet në njoftim.
Prandaj IKShPK rekomandon vaksinimin e secilit qytetarë me vaksinën kundër gripit sezonal si metodën më të mirë për mbrojtje ndaj formave të rënda të gripit sezonal dhe vdekjes. /Gazeta Shneta/