Kryeministri italian Mario Draghi ka thënë se vendi po përgaditet për masat e reja anti covid.
Këto masa mund të përfshijnë rikthimin obligativ të mbajtjes së maskave në ambientet e mbyllura dhe çertifikata e vaksinimit kundër Covid shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Zyrtarët kanë caktuar të enjten një takim për të diskutuar masat e mundshme.
E, tërë ky vendim vjen si rezultat pasi Gjermania dhe Portugalia vendosën masa të reja për të parandaluar përhapjes e variantit Omicron.
Deri më tani, Evropa ka shënuar më shumë se 89 milionë raste të infektimit dhe 1.5 milionë viktima në lidhje me Covid-19, sipas shifrave të BE-së./Gazeta Shneta/