Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ilaçet GLP-1 për diabet dhe humbje peshe mund të ndihmojnë edhe në kontrollin e astmës

Jetë 29/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i fundit në Mbretërinë e Bashkuar ka shqyrtuar ndikimin e ilaçeve GLP-1 te personat me obezitet dhe astmë.

Studiuesit zbuluan se përdoruesit e këtyre ilaçeve kishin kontroll më të mirë të astmës, megjithëse nuk u vu re ndonjë ndryshim në funksionin e mushkërive krahasuar me ata që nuk i merrnin ilaçet GLP-1, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Këto medikamente – si semaglutidi (Ozempic, Wegovy) dhe liraglutidi (Victoza, Saxenda) – zakonisht përshkruhen për diabetin e tipit 2 dhe për humbje peshe.

Por me rritjen e përdorimit të tyre, studiuesit po shqyrtojnë edhe përfitime të tjera, si ndikimi në reduktimin e rrezikut nga disa kancere të lidhura me obezitetin dhe ulja e rrezikut për dementi.

Studiues nga Universiteti i Aberdeen dhe Observational and Pragmatic Research Institute analizuan të dhënat e rreth 60,000 personave, përfshirë mbi 10,000 që kishin njëkohësisht obezitet dhe astmë dhe përdornin ilaçe GLP-1, dhe rreth 50,000 pjesëmarrës të tjerë me karakteristika të ngjashme, por që nuk i kishin marrë këto ilaçe.

Të gjithë pjesëmarrësit kishin pasur një vizitë për astmë brenda 12 muajve para fillimit të trajtimit me GLP-1 dhe kishin indeks të masës trupore (BMI) mbi 30.

Çdo pjesëmarrës i grupit GLP-1 u krahasua me pesë persona të ngjashëm që nuk i kishin përdorur këto ilaçe.

Studiuesit besojnë se efektet anti-inflamatore të ilaçeve GLP-1 mund të jenë të dobishme për mushkëritë, duke ndikuar në përmirësimin e kontrollit të astmës tek personat me obezitet.

Rezultatet u botuan në revistën “Advances in Therapy”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPapa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet
Artikulli i rradhës OKB paralajmëron: Uria ekstreme ka kapur Gazën, është arritur pragu

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.