Një studim i publikuar më 15 korrik në JAMA Network Open tregon se përdorimi i agonistëve të receptorëve GLP-1 (si semaglutide dhe tirzepatide) lidhet me një rrezik më të ulët për demencë, infarkt ishemik në tru dhe vdekshmëri nga të gjitha shkaqet te të rriturit mbi 40 vjeç me diabet tip 2 dhe obezitet.
Studiuesit nga Tajvani analizuan të dhënat e mbi 60 mijë pacientëve, ku gjysma kishin përdorur GLP-1, ndërsa gjysma tjetër ilaçe të tjera antidiabetike.
Gjatë një periudhe shtatëvjeçare, pacientët që përdorën GLP-1 kishin rënie të dukshme të rrezikut për demencë (37%), infarkt në tru (19%) dhe vdekshmëri (30%).
Efektet pozitive ishin më të theksuara te gratë, të moshuarit mbi 60 vjeç dhe pacientët me indeks të masës trupore 30–40.
Sipas autorëve, këto rezultate tregojnë potencialin e GLP-1 në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative dhe cerebrovaskulare në grupet me rrezik të lartë./Gazeta Shneta/


