Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ilaçet kardiovaskulare mund të zvogëlojnë rrezikun e demencës

Jetë 25/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ilaçet e zakonshme kardiovaskulare janë të lidhura me një rrezik më të ulët të demencës tek të moshuarit, sipas një studimi të ri nga Instituti Karolinska, i botuar në revistën “Alzheimer’s & Dementia”.

Sëmundjet kardiovaskulare dhe demenca janë sfida kryesore të shëndetit publik që shkaktojnë një barrë të konsiderueshme si për kujdesin shëndetësor ashtu edhe për shoqërinë. Një studim i ri nga Instituti Karolinska në Suedi tregon se përdorimi afatgjatë i barnave të zakonshme kardiovaskulare shoqërohet me rrezik më të ulët të demencës më vonë në jetë, shkruan burimi Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

“Ne mund të shohim një lidhje të qartë midis përdorimit afatgjatë – pesë vjet ose më shumë – të këtyre barnave dhe zvogëlimit të rrezikut të demencës në moshë më të shtyer,” thotë Mozhu Ding, profesor asistent në Institutin e Mjekësisë Mjedisore të Instituti Karolinska dhe një nga autorët kryesor të punimit.

Studiuesit përdorën regjistrat kombëtarë suedezë. Rreth 88,000 njerëz mbi moshën 70-vjeç, të cilët u diagnostikuan me demencë midis 2011 dhe 2016 u përfshinë në studim, si dhe 880,000 të tjerë, si grup kontrolli. Informacioni mbi barnat kardiovaskulare është marrë nga Regjistri Suedez i Barnave me Recetë.

Rezultatet tregojnë se përdorimi afatgjatë i barnave antihipertensive, ilaçeve për uljen e kolesterolit, diuretikëve dhe ilaçeve për hollimin e gjakut shoqërohet me 4% deri në 25% rrezik më të ulët të demencës. Kombinimet e barnave kishin efekte më të forta mbrojtëse sesa nëse do të përdoreshin vetëm.

“Studimet e mëparshme janë fokusuar në barna individuale dhe grupe të veçanta pacientësh, por në këtë studim, ne kemi një qasje më të gjerë,” thotë Alexandra Wennberg, studiuese e lidhur në Institutin e Mjekësisë Mjedisore dhe autorja tjetër kryesore e punimit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRikthehet shërbimi ESWL për trajtimin e gurëve në veshka në Klinikën e Urologjisë së QKUK-së
Artikulli i rradhës Dinamika e mikrobiomës së zorrëve e lidhur me përparimin e artritit reumatoid

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.