Një studim i fundit testoi një ilaç të ri, gantenerumab, tek persona me një formë të trashëguar gjenetikisht të sëmundjes së Alzheimer-it.
Për personat me këtë gjendje, demenca është pothuajse e pashmangshme.
Gantenerumab ndihmon në eliminimin e një prej shenjave neurologjike kryesore të Alzheimer-it, të quajtur pllaka amiloide. Për disa pjesëmarrës, gantenerumab uli rrezikun për zhvillimin e sëmundjes me më shumë se 50%, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Ky studim i ri sjell një rreze shprese shumë të nevojshme për trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit.
Duke u përqendruar tek një formë gjenetike e demencës me fillim të hershëm, e quajtur sëmundja e Alzheimer-it e trashëguar në mënyrë dominante, shkencëtarët kanë identifikuar një ilaç që uli në gjysmë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes për disa nga pjesëmarrësit.
Megjithëse rezultatet janë premtuese, shkencëtarët duhet të vazhdojnë kërkimet në grupe më të mëdha dhe për periudha më të gjata kohore. /Gazeta Shneta/


