Një medikament eksperimental, lepodisiran, ka treguar rezultate premtuese në uljen e niveleve të lipoprotein(a) (Lp(a)), një lloj kolesteroli që ndikon negativisht në shëndetin kardiovaskular.
Lp(a) është një faktor rreziku që shpesh kalon pa u vënë re, pasi nuk ndikohet nga dieta ose stërvitja dhe nuk matet në testet e zakonshme të kolesterolit.
Në një studim të fazës 2, lepodisiran reduktoi nivelet e Lp(a) me 94% pas gjashtë muajsh trajtim dhe ka treguar rezultate pozitive në një periudhë njëvjeçare, tranmseton Gazeta Shneta.
Ky ilaç mund të ofrojë një mundësi të re për trajtimin e një faktori të rrezikut që deri tani ka qenë i pazgjidhur, duke ulur mundësitë për sëmundje të zemrës, goditje në zemër dhe tru.
Megjithatë, më shumë hulumtime janë të nevojshme për të konfirmuar efektivitetin afatgjatë të këtij ilaçi./Gazeta Shneta/


