Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ilaçi i ri i Novo Nordisk për humbje peshe tregon efikasitet më të lartë se Wegovy

Jetë 10/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një hulumtim klinik i ri, që zgjati 68 javë, ka treguar se një ilaç i ri për humbje peshe i zhvilluar nga kompania farmaceutike “Novo Nordisk”, i quajtur ‘CagriSema’, është më efektiv sesa semaglutidi (Wegovy).

Sipas rezultateve, injeksionet javore me CagriSema çuan në humbje peshe deri në 14.2%, krahasuar me 10.2% te personat që përdorën vetëm semaglutid, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Përveç humbjes në peshë, CagriSema tregoi edhe përmirësim më të madh në kontrollin e sheqerit në gjak. Ulja mesatare e HbA1C ishte 1.91 pikë përqindjeje, ndërsa te semaglutidi ishte 1.76.

HbA1C është një tregues i nivelit mesatar të sheqerit në gjak gjatë 2–3 muajve të fundit.

CagriSema është një kombinim me dozë fikse i dy barnave: semaglutidit, një agonist i receptorit GLP-1, dhe cagrilintidit, një agonist i receptorit të amilinës. Këto hormone ndikojnë në uljen e oreksit, ngadalësimin e zbrazjes së stomakut, rregullimin e insulinës dhe uljen e glukagonit, duke ndihmuar në kontrollin e peshës dhe glikemisë.

Studimi, përfshiu 2,728 persona me diabet të tipit 2, të cilët nuk e kishin të kontrolluar mirë sëmundjen vetëm me metforminë.

Rezultatet treguan se kombinimi i dy barnave jep përfitime më të mëdha sesa secili prej tyre veçmas.

Ekspertët theksojnë se, ndonëse rezultatet janë premtuese, ato janë ende paraprake dhe të publikuara nga vetë prodhuesi.

Nevojiten studime të pavarura për të vlerësuar plotësisht efektivitetin dhe sigurinë afatgjate të këtij ilaçi të ri. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakQKUK pastron rrënojat pranë Pulomologjisë, përbënin rrezik për pacientët dhe stafin
Artikulli i rradhës Lidhja me foshnjën nis që në bark: Zëri yt është përqafimi i parë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.