Muvalaplin, trajtimi i parë oral në botë për Lipoproteinën(a), forma kryesisht gjenetike e kolesterolit “të keq”, ka ulur nivelet e tij deri në 65% në një provë klinike të fazës 1.
Lipoproteina (a), e njohur gjithashtu si Lp (a), prek një në pesë njerëz në mbarë botën. Nivelet e ngritura të Lp(a) shoqërohen me një rrezik më të lartë të sulmit në zemër dhe goditjes në tru, por ende nuk ka një trajtim të aprovuar në treg, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.
Rezultatet e provës klinike të fazës 1 të prezantuara në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë në Amsterdam dhe të botuara në revistën “JAMA” sugjerojnë që Muvalaplin – ilaçi i parë oral i zhvilluar ndonjëherë për të synuar Lp(a) – mund të ulë nivelet e tij deri në 65%.
“Ky medikament ndryshon lojën në më shumë se një mënyrë. Jo vetëm që kemi një mundësi për të ulur një formë të pakapshme të kolesterolit, por të qenit në gjendje ta shpërndajmë atë në një tabletë orale do të thotë se do të jetë më i arritshëm për pacientët,” thotë profesor Stephen Nicholls, autori kryesor i studimit,
Dr. Anurag Mehta, drejtor i kardiologjisë parandaluese në Qendrën e Zemrës në VCU Health Pauley, i cili nuk ishte i përfshirë në studim, i quan rezultatet një “zhvillim emocionues” dhe thotë se 60 deri në 65% është një “ulje shumë e mirë e niveleve të Lp(a).
Muvalaplin është ende në fazat e hershme të zhvillimit, por të dhënat e hershme tregojnë se mund të bëhet ilaçi i parë oral që synon nivele të larta të Lp(a). /Gazeta Shneta/


