Një studim i ri i botuar në Journal of Lipid Research ka zbuluar se ilaçi për humbjen e flokëve, Finasteride, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës duke reduktuar nivelet e kolesterolit. Kjo gjetje shton një dimension të ri në kuptimin e efekteve të Finasteridit në trup, përveç trajtimit të humbjes së flokëve dhe problemet e prostatës.
Studimi u bë me burra që merrnin Finasteride për trajtimin e tullacitetit mashkullor dhe hiperplazinë beninje të prostatës. Në mënyrë të veçantë, hulumtuesit shikuan efektet e Finasteridit në nivelet e kolesterolit dhe në zhvillimin e aterosklerozës tek minjtë meshkuj, shkruan Medical, transmeton Gazeta Shneta.
Rezultatet e studimit treguan se minjtë që merrnin Finasteride përjetuan ulje të niveleve të kolesterolit dhe përparim të vonuar të aterosklerozës. Po ashtu, u zbulua se meshkujt që merrnin Finasteride kishin nivele më të ulëta të kolesterolit total dhe kolesterolit LDL, duke sugjeruar një potencial të mirë për reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të konfirmuar dhe zgjeruar gjetjet, duke pasur parasysh se kërkimi u bë në një grup të kufizuar dhe se ka nevojë për më shumë informacion mbi dozat, kohën e trajtimit dhe efektet anësore të mundshme të Finasteridit.
Ndryshimet në perceptimin e Finasteridit nga vetëm një ilaç për probleme të flokëve dhe prostatës në një terapi potencialisht të dobishme për shëndetin kardiovaskular i jep një perspektivë të re trajtimit të sëmundjeve të zemrës. Megjithatë, duhet të monitorohen me kujdes efektet anësore dhe të bëhen më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht ndikimin dhe sigurinë e Finasteridit në pacientët me rrezik të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare./Gazeta Shneta/