Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Imeri: Jo vetëm pagat, por keqpërdorimet dhe diskriminimet po detyrojnë profesionistët e shëndetësisë të ikin

Lajme 16/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri, ka thënë se gjendja në sistemin shëndetësor të vendit është përkeqësuar ndjeshëm, duke e cilësuar si më të rëndën ndër vite.

Ajo në një prononcim për FrontOnline ka thënë se sektori më i goditur është Emergjenca, ku mungon stafi shëndetësor, sidomos anesteziologët, të cilët, sipas saj, kanë qenë përherë të paktë.

“Emergjenca ka më shumë mungesë sa i përket stafit shëndetësor. Është profesion më i vështirë dhe përherë ka mungesë. Anesteziologë ka më shumë mungesë, kjo dihet që sa kohë’’, ka thënë Imeri.

Sipas saj, në sektorin e radiologjisë nuk ka mungesë të mjekëve radiologë, por mund të ketë mungesë të infermierëve.

“Në radiologji nuk ka mungesë të radiologëve, mirëpo mund të ketë mungesë të infermierëve në këtë repart’’,  ka shtuar Imeri.

Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Tevide Imeri,  ka folur për Front Online edhe për arsyet e largimit të mjekëve dhe infermierëve nga Kosova, duke theksuar se pagat nuk janë arsyeja e vetme.

“Ne jo një herë, por disa herë kemi biseduar se arsyet pse mjekët dhe infermierët e lënë Kosovën nuk janë vetëm pagat. Ka arsye të shumta. Kushtet e punës nuk janë fare të mira, mungojnë trajnimet e vazhdueshme nga ana e menaxhmentit, ndodhin diskriminime, u jepet mundësi atyre që kanë lidhje me udhëheqjen’’,  ka thënë Imeri.

Tevide Imeri shtoi se, megjithëse pagat jashtë vendit janë më të mira, shumë profesionistë po largohen edhe për shkak të keqpërdorimeve në proceset e punësimit.

“Normalisht që pagat janë më të mira në vendet tjera, kjo është një arsye pse dalin jashtë. Por ka edhe ata që nuk i vjen radha të punojnë për shkak të keqpërdorimeve në rekrutime’’, ka sqaruar ajo.

Artikulli paraprakRobotë të vegjël dërgojnë ilaçe brenda gjakut dhe shpërbëhen pas përdorimit
Artikulli i rradhës Studimi i ri paralajmëron: Konsumimi i shpeshtë i noodle-ve instant mund të rrezikojë shëndetin

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.