Nga raporti i publikuar ditë më parë tregon se 90% e njerëzve që e mposhtin covid-19 sigurojnë brenda vetës antitrupa të qëndrueshëm.
Ndërkohë që, studimet e shumta kanë treguar se antitrupat ndaj virusit korona zhduken shpejt, raporti tregon vlera të kundërta shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
“Sipas raportit të fundit, rreth 90% e njerëzve të rikuperuar prodhonin një përgjigjje të antitrupave më të fortë për të neutralizuar virusin”, u shpreh Florian Krammer, studiues.
Ekipi vështroi përgjigjjet e antitrupave të më shumë se 30,000 njerëzve që rezultuan pozitiv me covid-19 mes periudhës mars-tetor.
Ata, veçuan përgjigjjet e tyre të antitrupave si të ulëta, mesatare dhe të larta.
Sipas rezultateve, më shumë se 90% e njerëzve kishin nivele mesatare – të larta të antitrupave.
“Ne do të vazhdojmë ta ndjekim këtë grup për të parë nëse këto nivele mbeten të qëndrueshme”, tha Dr. Ania Wajnberg./GazetaShneta/