Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inatet personale në mes mjekëve, a po e çojnë Kardiokirurgjinë në QKUK drejt dështimit?

Lajme 09/01/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inatet personale në mes mjekëve mund ta rrënojnë Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK.

Klinika e Kardiokirurgjisë në QKUK në dy vjetët e fundit është përballë me skandale, incidente, rrahje në mes kolegëve, dhe dyshime për keqpërdorim të fondeve për stimulime, shkruan Gazeta Shneta.

Për të zbutur inatet personale sidomos në mes të u.d. drejtorit Rifat Brahimaj dhe shefit të repartit Adem Grbollar janë bërë përpjekje nga u.d. drejtori i SHSKUK-së Valbon Krasniqi. Ai ka takuar disa herë stafin e klinikës dhe menaxhmentin, por deri më tani nuk ka pas rezultate.

Një përpjekje tjetër është bërë para disa ditësh edhe nga anesteziologu Lulzim Emini dhe oftalmologu Florim Zejnullahu me kërkesë të Krasniqit, por sërish nuk është gjetur zgjidhje.

Inatet në mes mjekëve kanë filluar në dy vjetët e fundit kur klinika udhëhiqej nga internisti Tefik Bekteshi. Në janar të vitit të kaluar ndodhi një incident kur Adem Grbollar ishte fjalosur me specializantin Endrit Shala në sallën e operacionit, derisa pacientja ishte e shtrirë në tavolinë në gjendje të rëndë.

Ndërkaq disa muaj më vonë ndodhi edhe një incident tjetër në mes të Rifat Brahimaj dhe Sabjan Memishajt. Pas kësaj ngjarje Brahimajt i ishte ndaluar hyrja në klinikë.

Në tetor 2020 u pezullua nga puna drejtori i klinikës Tefik Bekteshi nga Komisioni Disiplinor pas inicimit të procedurës nga Valbon Krasniqi. Ky i fundit e kishte iniciuar këtë procedurë pas parregullësive dhe dyshimeve për keqpërdorime financiare të evidentuara nga Auditori i Brendshëm.

Auditori kishte gjetur mjaft parregullsi me fondet për stimulime, të cilat ndaheshin vetëm për stafin e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive.

Pas pezullimit të Bekteshit, Brahimaj u emërua u.d. drejtor i klinikës i cili nuk u mirëprit nga një pjesë e kolegëve të tij. Të pakënaqurit me këtë vendim madje patën kërcënuar se do të ndërpresin punën nëse Bekteshi nuk rikthehet në krye të klinikës. Ky kërcënim mbeti vetëm në letër.

Për shkak të këtyre problemeve para një viti nga Kardiokirurgjia dhanë dorëheqje Dr. Raif Çavolli, i cili njihet si themelues i klinikës dhe Dr. Arbër Kutllovci. Të dy patën ofertë për t’u rikthyer në klinikë pas shpalljes së konkursit, por një gjë e tillë nuk ndodhi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKonsumimi i avokados gjatë shtatzënisë sjellë përfitime të mëdha, zbulon studim i fundit
Artikulli i rradhës Rasti i një gruaje me simptoma Covid që mori tre teste negative ndaj sëmundjes para atij pozitiv

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.