Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infeksionet e traktit urinar, cilat janë simptomat dhe trajtimi

Jetë 14/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infeksioni i traktit urinar është një infeksion bakterial i fshikëzës dhe nganjëherë dhe i veshkave. Të sapolindurit dhe bebet mund të mos kenë asnjë simptomë tjetër përveç një ethe, ndërsa fëmijët më të mëdhenj kanë dhimbje ose djegie gjatë urinimit, dhimbje në rajonin e fshikëzës dhe një nevojë për të urinuar shpesh.

Infeksionet e traktit urinar janë të zakonshme në fëmijëri. Pothuajse të gjitha infeksionet janë  të shkaktuara nga bakteret që hyjnë në hapjen e uretrës (tubi i cili largon urinën nga fshikëza jashtë trupit) dhe lëvizë lart në fshikëzën urinare dhe ndonjëherë në veshka – shkruan cps.ca, transmeton Gazeta Shneta.

Rrallëherë, në infeksione të rënda, bakteret mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut nga veshkat dhe të shkaktojnë infeksion të qarkullimit të gjakut (sepsës) ose të organeve të tjera.

Simptomat

Të sapolindurit me infeksion mund të mos kenë simptoma të tjera përveç etheve. Ndonjëherë ata nuk hanë mirë ,vjellin ose kanë diarre. Të sapolindurit mund të zhvillojnë një infeksion të rrezikshëm- sepsën që mund të vie nga një infeksion i traktit urinar.

Bebet dhe fëmijët nën moshën 2 vjeç me infeksion mund të kenë ethe, të vjella, diarre, dhimbje barku ose urinë të shpeshtë

Fëmijët mbi moshën 2 vjeçare me një infeksion urinar zakonisht kanë simptomat tipike të një fshikëze ose infeksioni të veshkave të ngjashme me të rriturit.

Fëmijët me infeksione të fshikëzës (cistitis) zakonisht kanë dhimbje ose djegie gjatë urinimit, një nevojë për të urinuar shpesh dhe urgjentisht, dhe dhimbje në rajonin e fshikëzës. Ata mund të kenë vështirësi në urinimin ose mbajtjen e urinës (mosmbajtjeje urinare). Urina mund të ketë erë të keqe.

Diagnoza

Arrihet përmes : testeve të urines, imazhi të traktit urinar (ultrasonografia e veshkave dhe fshikëzës), ndonjëherë dhe testeve të gjakut

Masat mbrojtëse kundër infeksionit

Kur e pastroni fëmijën tuaj, zona gjenitale të pastrohet me ujë, e jo sapun.

Mos përdorni banjo – shampone me flluskë, pasi ajo është mjaft irrituese.

Preferohet që fëmija të konsumojë shumë lëngje çdo ditë për të mbajtur një rrjedhje të mirë të urinës.

Trajtimi

Bëhet me antibiotikë dhe ndërhyrja kirurgjikale

Fëmijët që duken të sëmurë ose rezultatet e analizave fillestare të të cilave sygjerojnë  në një infeksion, u jepet antibiotikë përpara se rezultatet e kulturës të jenë në dispozicion.

Fëmijët që janë shumë të sëmurë dhe të gjithë të sapolindurit marrin antibiotikë me anë të injektimit ose në një muskul (intramuskular) ose në venat (intravenoze).

Fëmijëve të tjerë u jepet antibiotikë oral. Trajtimi zakonisht zgjat 7-14 ditë.

Disa fëmijë me anomalie strukturore të traktit urinar iu nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale për të korrigjuar problemin./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjithçka që duhet të dini për meningjitin që mund t’i kanoset fëmijës suaj
Artikulli i rradhës Kafeja dhe benefitet shëndetësore

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.