Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infeksionet e veshit te fëmijët e vegjël, identifikoni simptomat e tyre tek bebet që ende nuk flasin

Jetë 27/05/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infeksionet e veshit te fëmijët janë të zakonshëm, por gjithashtu nuk janë asgjë për t’u shqetësuar.

Shumë fëmijë të vegjël nuk do të kenë nevojë për antibiotikë dhe mund të mjekohen me mjete shtëpiake, të tilla si acetaminofeni, fasha të ngrohta dhe pirja e më shumë lëngjeve shkruan MedicalNewsToday.

A janë të domosdoshëm antibiotikët?

Trajtimi për një infeksion në vesh te një fëmijë do të varet nga lloji dhe ashpërsia përcjell Gazeta Shneta.

Mjekët mund të përshkruajnë pika të veshit me antibiotikë për disa infeksione, të tilla si ‘otitis externa akuta’ por në shumë raste, sistemi imunitar i bebës ose fëmijës do të luftojë vetë infeksionin.

Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP), antibiotikët shkaktojnë diarre dhe të vjella në rreth 15 përqind të fëmijëve.

Deri në 5 përqind mund të ketë një reaksion alergjik, i cili mund të jetë serioz ose kërcënues për jetën tek disa fëmijë.

Sipas një studimi në revistën Pediatrics, rreth 23 përqind e bebeve në Shtetet e Bashkuara do të pësojnë të paktën një infeksion të veshit në kohën kur ata janë 12 muajsh.

Kjo shifër rritet në më shumë se gjysmën e saj tek fëmijët në moshën 3 vjeçe.

Infeksionet e veshit priren të fillojnë ose me një rritje të pashëndetshme bakteriale ose me një infeksion viral, siç është një ftohje e zakonshme.

Një nga shenjat kryesore që një fëmijë ka një infeksion në vesh është rasti kur fëmija me dorë tërheq apo shtyen gishtat në veshin e tyre.

Sidoqoftë, Akademia Pediatrike Amerikane, thekson se ky veprim mund të jetë një refleks vetë-qetësues në shumë fëmijë të vegjël ose thjesht mund të jetë fëmija që eksploron vetë.

Simptoma të tjera për t’u kujdesur përfshijnë:

-qarje më shumë se zakonisht, veçanërisht kur shtrihen;

-të vjella ose diarre;

-oreks i ulur;

-vështirësi në gjumë ose dëgjim;

-ethe ose një dhimbje koke;

-lëngu i verdhë ose i bardhë që del nga veshët;

-një erë e pakëndshme që vie nga veshët. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSkuqje dhe kruarjet e lëkurës së bebit, alergjitë më të hasura tek fëmijët prej moshës 0-5 vjeç
Artikulli i rradhës Shtimi në peshë, efekt serioz anësore i karantinës përgjatë COVID-19

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.