Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infeksionet me helicobacter pylori, më së shpeshti mund të zbulohen te këta persona

Jetë 25/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
helicobacter pylori
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Helicobacter pylori, është një lloj bakteri që infekton stomakun tuaj.

Mund të dëmtojë indin në stomak dhe pjesën e parë të zorrëve të vogla (duodenin). Mirëpo, kjo më pas mund të shkaktojë skuqje dhe dhimbje (inflamacion). Në disa raste mund të sjellë edhe plagë të dhimbshme të quajtura ulçera peptike në traktin e sipërm të tretjes, shkruan Hopkinsmedicine.org përcjell Gazeta Shneta.

H. pylori është i zakonshëm dhe shumë njerëz e kanë atë. Shumica prej tyre nuk do të kenë ulçera ose nuk do të shfaqin simptoma.

Mes tjerash, H. pylori sulmon mukozën që mbron stomakun tuaj. Bakteret prodhojnë një enzimë të quajtur ureazë dhe kjo enzimë i bën acidet e stomakut të neutralizohen, andaj vie deri te dobësimi i rreshtimit të stomakut tuaj.

Qelizat tuaja të stomakut atëherë kanë rrezik më të madh për t’u lënduar nga acidi dhe pepsina, lëngjet e forta tretëse. Kjo mund të çojë në plagë ose ulçera në stomak ose dhe duoden.

Bakteret si H. pylori gjithashtu mund të ngjiten në qelizat e stomakut dhe si i tillë – stomaku nuk mund të mbrohet mirë andaj zona skuqet dhe qëndron si e përflakur.

H. pylori gjithashtu mund të bëjë që stomaku të prodhojë më shumë acid. Ekspertët shëndetësorë nuk e kuptojnë plotësisht mekanizmin në këtë drejtim.

helicobacter pylori

Kush është në rrezik për infeksion H. pylori?

Ju mund të jeni në rrezik më të madh për infeksion H. pylori për shkak të:

– Mosha juaj: Mbi gjysma e njerëzve në SHBA me baktere janë mbi 50 vjeç.

– Raca ose etnia juaj: Pothuajse gjysma e të gjithë afrikano-amerikanëve kanë bakteret. Për njerëzit që vijnë në SHBA nga vendet në zhvillim, të paktën 50% e latinëve dhe 50% e njerëzve nga Evropa Lindore kanë H. pylori.

– Problemet me dispepsi.

Cilat janë simptomat e H. pylori?

Shumica e njerëzve i kanë bakteret për vite pa e ditur sepse nuk kanë asnjë simptomë. Ekspertët nuk e dinë pse.

– Mund të keni skuqje dhe ënjtje (inflamacion) në mukozën e stomakut. Ky quhet gastrit.

– Mund të keni plagë ose ulçera peptike në stomak ose në pjesën e parë të zorrëve të vogla (duodenum).

Simptomat e ulçerës mund të përfshijnë dhimbje barku të cilat mund të:

– bëhet një dhimbje e shurdhër që nuk largohet.

– ndodh 2 deri në 3 orë pasi keni ngrënë.

– dhimbje që vie dhe largohet për disa ditë ose javë.

– ndodh në mes të natës kur stomaku juaj është bosh.

Simptoma të tjera të një ulçere mund të përfshijnë: humbje peshe, humbje oreksi, ënjtje ose fryrje, gromësira, si dhe të vjella. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKardiologët fitojnë tre nga dhjetë punimet shkencore për vitin 2021
Artikulli i rradhës Nëntë qytetarë të infektuar me COVID-19 për 24 orë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.