Një studim i ri tregon se infeksionet në gjak të shkaktuara nga bakteret rezistente ndaj barnave po parashikohen të rriten ndjeshëm në Europë gjatë viteve të ardhshme, për shkak të plakjes së popullsisë.
Infeksionet e tilla, të njohura si “superbaktere”, janë përgjegjëse për rreth një milion vdekje në mbarë botën çdo vit.
Sipas analizës së publikuar në PLOS Medicine, rritja e infeksioneve do të ndryshojë sipas vendit, gjinisë, grupmoshave dhe llojit të bakterit.
Rritjet e parashikuara shkojnë nga 22.2% për infeksionet me Streptococcus pneumoniae tek gratë, deri në 61.5% për Klebsiella pneumoniae tek burrat. Infeksionet do të prekin më shumë burrat sesa gratë dhe të moshuarit mbi 74 vjeç do të jenë më të rrezikuar, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.
Infeksionet në gjak mund të jenë kërcënuese për jetën, duke shkaktuar komplikime si sepsi. Studiuesit nënvizojnë rëndësinë e fokusimit në grupet më të rrezikuara për të përgatitur plane më efektive parandalimi dhe trajtimi.
Gwenan Knight, autore kryesore e studimit, tha “Parashikimi i rezistencës ndaj antibiotikëve sipas moshës dhe gjinisë tregon se kush do të preket më shumë dhe ndihmon për të planifikuar masa më të synuara shëndetësore.”/Gazeta Shneta/


