Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infektologu Tolaj: Covid-19 mund të jetë i përjetshëm në mesin tonë

Lajme 15/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Virusi Covid-19 është rikthyer sërish në Kosovë. Se a mund të përkeqësohet situata në Kosovë me këtë virus, për Front Online ka folur infektologu, Ilir Tolaj.

Ai tha se mund të rritën rastet edhe më shumë se kaq.

Tolaj thotë se Covid-19 mund të jetë i përjetshëm në mesin tonë.

“Po është e mundur. Covid-19 tash është sëmundje endemike e cila do të jetë për një kohë të gjatë në mesin tonë ndoshta edhe përjetësisht. Rrjedhimisht do të kemi periudha kur numri i të infektuarve do të shtohet dhe periudha kur ky numër do të jetë më i vogël”, tha Tolaj për Front Online.

Sipas tij, ky lloj i infektimit mund të krijohet edhe në sezonalitet.

“Është e mundur që në të ardhmen të krijohet edhe një ecuri e caktuar brenda vitit një sezonalitet i caktuar dhe e gjithë kjo është krejtësisht normale kur është fjala për këto lloj infeksionesh”, ka thënë Tolaj.

Këto janë moshat që  po i prek virusi Covid-19

Infektologu Ilir Tolaj ka treguar se rastet e fundit të paraqitura me Covid -19 janë të variantit Omicron.

“Në dy vitet e fundit mbizotëron nën variantet e ndryshme të variantit Omicron. Në përgjithësi janë nën variante që shkaktojnë infeksione të lehta”, tha Tolaj.

Moshat e shtyra dhe personat me probleme kronike sipas Tolajt, janë më të prekurit.

“Nuk ka grup moshe më shumë ose më pak të prekur nga COVID-i. Janë moshat e shtyra dhe ata me probleme shëndetësore kronike që mund të shfaqin simptoma më shumë e në raste edhe më serioze”, tregoi Tolaj.

Infektologu Tolaj tregon simptomat që po i shkakton infektimi me Covid-19

Infektologu Ilir Tolaj ka treguar për Front Online disa nga simptomat e coronavirusit që është përhapur sërish në vend.

“Simptomat janë ato të cilat tashmë janë të njohura për COVID me përjashtim se problemet me frymëmarrje janë shumë pak ose aspak prezentë. Simptomat tjera janë të shprehura me intensitet më të ulët në përgjithësi shumica e këtyre infeksioneve tash ose janë asimptomatike ose kanë një simptomatologji dhe ecuri të lehtë. Për këtë arsye edhe shumica e të infektuarve e kalojnë pa ditur se janë sërish të infektuar apo e kalojnë në këmbë e me pak simptoma”, theksoi ai./Front Online/

 

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Përdorimi i një aparati CPAP mund të ulë rrezikun e vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës të lidhura me apnenë e gjumit

Ju sugjerojmë

Vitia: Ligji i Pagave s’i ka adresuar më së miri problemet e punëtorëve sidomos pjesën e infermierëve

28/09/2023 Lajme

Mjekët në BE: Cilat vende kanë më shumë mjekë dhe punonjës të kujdesit shëndetësor?

28/09/2023 Lajme

COVID: A duhet të kemi frikë nga një valë e re dimërore e infeksioneve dhe shtrimeve në spital?

28/09/2023 Lajme

Sot shënohet Dita Botërore kundër Tërbimit

28/09/2023 Lajme

Imunizohen mbi 95% e fëmijëve të Prishtinës, atyre do t’u shtohen edhe tri vaksina

28/09/2023 Lajme

Parashikimi i motit për sot

28/09/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.