Infektologu Valbon Krasniqi, sonte ka ndarë disa këshilla të rëndësishme për gratë shtatzëna se si duhet të kujdesen për vetën gjatë situatës me COVID-19 në Kosovë.
Ai përmes rrjetit të tij në Facebook shprehu shqetësimin e tij se gratë shtatzëna mund t’i ekspozohen rrezikut për infeksion dhe më pastaj ndau edhe disa këshilla se si këto gra të mbrohen, shkruan Gazeta Shneta.
Përveç tjerash, ai ndau edhe disa informacione shtesë se a duhen gratë shtatzëna të testohen për COVID-19, a mund të kalojë virusi tek fetusi, a duhet gratë shtatzëna të lindin me prerje cezariane dhe nënat gjidhënëse nëse janë me koronavirus a mund ta ushqejnë foshnjën e tyre me gji.
Postimi i plotë:
Duke ju shprehur ngushëllime familjarëve të dy pacientëve që sot nuk arritēn të pērballojnē infeksionin me COVID-19, të mbajmë shpresēn që në ditët e ardhshme të kemi lajme pēr shërimin e pacientëve.
E ndërsa të tjerë persona rezultojnë pozitiv në COVID-19, të tjerë presin për t’u shēruar, qindra- mijëra nēna presin të sjellin në këtē botē, jetē tē reja.
Nē Kosovë brenda vitit lindin rreth 25,000 foshnje. Kjo do tē thotë se rreth 25,000 shtatēzēna në kēto momente tē epidemisē mund t’i ekspozohen rrezikut për infeksion.
Prandaj, ja disa këshilla pēr shatēzēnat:
Deri mē tani nuk ēshtē vërtetuar se shatēzēnat janë mē tē rrezikuara se sa popullata e pērgjithshme. Por, pēr shkak tē ndryshimeve që ndodhin nē trupin e tyre dhe nē sistemin imun, femrat shatēzēna mund tē jenē mē të ndjeshme ndaj infeksioneve respiratore,
Veprimet që duhet të bēni pēr t”u mbrojtur nga COVID-19:
– Pastroni duart sa më shpesh me tretēsira me bazē alkooli ose me sapun dhe ujë;
– Mbani distancën me personat tjerë dhe shmangni kontaktet me shumë njerēz;
– Mos prekni me duar sytē, hundēn dhe gojēn;
– Praktikoni higjienēn respiratore: mbuloni gojën dhe hundēn me njē faculetë kur kolliteni apo teshtiteni dhe hudhni pastaj faculetēn ne shportën e mbeturinave;
– Nēse keni temperaturē, kollitje ose vēshtirēsi nē frymēmarrje, lajmērohuni menjēherē te mjeku.
A duhet të testoheni pēr COVID-19 ?
Nëse keni simptome, PO. Shtatēzēnat duhet tē kenē prioritet për testim.
A mund të kalojē virusi nga shtatēzēnat tek fetusi (fryti) ?
Ende nuk dihet nēse shtatēzēnat me COVID -19 mund t’a përcjellin virusin tek fryti apo foshnja gjatë dhe pas lindjes. Deri më sot virusi nuk është gjetur në kēngun amniotik e as nē qumshtin e gjirit.
A duhet tē lindin me prerje cezariene shtatēzēnat me COVID infeksion?
Vetēm nëse ka arēsye tjera mjekēsire, atēherē po.
A duhet tē ushqejnē me qumsht gjiri foshnjet e tyre nēnat me COVID-19 infeksion?
Nēnat me COVID-19 mund tē ushqejnē me qumsht gjiri foshnjet: Por duhet të:
– Praktikoni higjienēn respiratore – mbuloni gojēn dhe hundēn me maskē ose faciletē gjatē gjidhėnies;
– Pastroni duart gjithmonē para dhe pasi tē prekni (t’a mbani) foshnjen;
– Pastroni dhe dezinfektoni rregullisht sipërfaqet qē prekni./GazetaShneta/