Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infermiere mos ik!

Lajme 29/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Di se ke qenë një studente e shkëlqyer dhe asnjëherë nuk ke luftuar për notën dhjetë por ke luftuar për njohuri.

Shkruan: Luljeta P. Musliu

E vërtetë është.

Di se ke pas vështirësi edhe për punësim por disi ja ke arritur dhe je punësuar në profesionin tënd, që e deshe aq shumë.

Di se punon shumë dhe deri sa të përfundish orarin je e gjitha në kujdesin për pacientin.

Di se komunikim me pacientin, koleget e ke në nivelin më të lartë andaj të duan dhe respektojnë të gjithë.

Di se ti me buzëqeshjen tënde arrin të shërosh shpeshherë edhe dhimbjen e pacientëve.

Di se ti qanë bashkë me pacientin, familjarët dhe bashkēndjen hallet e tyre.

Di se ti mbron pacientin aty ku ka nevojë prandaj e din se pacientët përveq trajtimit kanë nevojë edhe për trajtim psikologjik e social. Di se i njehë problemet dhe sfidat që cdo ditë përballesh me to.

Di se je e zonja edhe në hulumtime dhe teknologji dhe kryen edhe punë të shumta administrative.

Di se ke edhe aftësi të menaxhimit të situatave të ndryshme.

Di se lodhesh shumë dhe nuk ke kohë shumë për vete dhe familjen tënde e cila të pret me padurim të shkosh në shtëpi.

Di se je shumë e zonja dhe këtë e dëshmon me punën tënde të palodhshme.

Di se edhe njohuritë e tua i ndanë cdo ditë me studentë dhe kolege të reja e mundohesh që t’iu mësosh në mënyren më të qartë dhe të kuptueshme.

Di se një ditë edhe ti do përfundosh si paciente ose (vdekja të merr shpejt) por ti duhet të punosh fort, të bashkëpunosh, të ngritësh zërin për kushte më të mira dhe trajtim sa më të mirë të pacientëve.

Di se edhe nëse do ikësh nuk do ta kesh të lehtë adaptimin në një vendë të huaj, me tradita e kultura të ndryshme. Di se do kesh probleme edhe me komunikimin me pacientë sepse përveq gjuhës do përballesh me pacientë qindvjeqarë me sëmundje të ndryshme mendore dhe nuk do ti kuptosh fare se për cfare kanë nevojë duke e krahasuar me jetëgjatësinë në vendin tonë.

Di se edhe sado që mundohesh dhe vlerësohesh atje, ti do të jesh gjithmonë e huaj për ta.

Di se nuk je e kënaqur me trajtimin e profesionit tënd, nuk ke kushte të mira të punës, pagë të mirë, por e di se ke aftësi, vizione dhe qëllime për ndryshime të mëdha. Prandaj vendi ka nevojë për ty, mos ik!

Artikulli paraprakA ka ndonjë gjë që unë mund të bëj për të parandaluar osteoartritin?
Artikulli i rradhës Pushimet me fëmijët, letra e një nëne të rraskapitur nga mundimi

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.