Infermierët janë duke kundërshtuar propozimin e Këshillit Nacional të Infermierisë për pagë sipas shkollimit. Ky këshill është themeluar nga Oda e Infermierëve të Kosovës
Oda e Infermierëve të Kosovës ka formuar një këshill nacional të infermierisë me anë të të cilit po kërkon që pagat për infermierët të jenë sipas gradës së shkollimit.
Por një gjë të tillë po e kundërshtojnë infermierët. Në një postim të tyre në gazetën Infermierët, ata kanë kundërshtuar këtë propozim duke kërkuar që koeficienti 3.2 të jetë për të gjithë infermierët që bëjnë punë të njëjtë.
“Nëse e keni lexu ligjin e pagave, kjo ndarje nuk mund të bëhet. Pajtohemi plotësisht me secilin që i mbron të drejtat e infermierëve, por… kjo qasje duket e gabueshme, sepse e para nuk e lejon ligji i pagave një ndarje të tillë, shumë qartë është e cekur në ligj te parimi i pagës së barabart thuhet, për punën në funksionin, detyrën, gradën e njejtë apo të krahasueshme, pagë e njejtë. Që nga fillimi infermierët kanë kërkuar koeficient 3.2 për të gjithë, gjithmonë duke ju referuar ligjit të pagave, ku së fundi kanë kërkuar edhe ndihmën e avokatit të popullit. Me formimin e Qeverisë së re, dhe konstituimin e Parlamentit, do të vazhdojnë takimet për koeficient 3.2”, thuhet në reagimin e tyre. /Gazeta Shneta/