Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inspektorati Farmaceutik ka gjobitur 105 barnatore për shitjen e barnave ilegale

Lajme 11/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Barnat ilegale, të cilat vijnë kryesisht nga Serbia, edhe gjatë këtij viti janë hasur në barnatoret në Kosovë. Nga Inspektorati Farmaceutik kanë thënë se kanë shqiptuar mbi 105 gjoba për shitjen e barnave ilegale dhe për shitjen e disa barnave pa recetë.

Në Kosovë vazhdojnë edhe më tej të qarkullojnë barna ilegale, të cilat sipas ligjeve të Kosovës janë të ndaluara të shiten.

Qytetarët edhe më tej blejnë barna, të cilat kanë prejardhje nga Serbia e nga shtete tjera, të cilat nuk lejohen në vend, sepse rreziku i përdorimit të këtyre barnave është i lartë. Drejtor i Inspektoratit Farmaceutik të Kosovës, Shaban Osmanaj, ka thënë për “Zërin” se kanë zhvilluar inspektime në të gjitha komunat e Kosovës, ku kanë kontrolluar nëse barnatoret janë duke shitur barna ilegale.

Ai ka bërë të ditur se barnat, të cilave nuk u dihet natyra e transportit, janë të rrezikshme për qytetarët, pasi që nuk dihet se në çfarë temperature kanë qenë ato gjatë transportimit.

“Fundi i muajit korrik, muaji gusht dhe ky muaj kanë qenë muaj të aksionit, sepse kemi pasur informacione se në disa barnatore qarkullojnë produkte mjekësore jokonform legjislacionit në fuqi. Disa kanë qenë si rezultat i bashkëpunimit me Policinë e Krimeve Ekonomike dhe informatave që kemi marrë edhe nga qytetarët dhe mediet. Inspektimet janë zhvilluar në komunën e Pejës, të Gjakovës, në Prizren, në Prishtinë, në Ferizaj, në Gjilan dhe në Skenderaj”, ka thënë ai.

Artikulli paraprakHoroskopi, 11 tetor 2019
Artikulli i rradhës Infermierët kundërshtojnë propozimin e Odës për pagë sipas shkollimit

Ju sugjerojmë

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.