Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infermierët paralajmërojnë protesta dhe grevë për pakënaqësitë e tyre

Lajme 11/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sindikata e Infermierëve ka paralajmëruar protesta që mund të vijojnë edhe në grevë. 

E, kjo për pakënaqësinë lidhur me koeficientin e ulët të infermierëve, mamive dhe profesionistët shëndetësorë.

Kështu është bërë e ditur nga sindikata përmes një komunikate për media, ku është thënë se rangimi në koeficient të ulët i bën të diskriminuar këto kategori.

“Bazuar në shtojcë mjekët janë të ranguar me koeficient 10.1, Psikologët klinik 7, Logoped, Teknik të Radiologjisë, Fizioterapeut dhe Mjekësi sanitare 6, kurse infermierët me koeficient 4.7, 4.6, 3.8 dhe 3.7. Duke mos e ditur vlerën e një koeficienti sipas kësaj shtojce, mirëpo duke i njohur pagat aktuale me vlerën aktuale të koeficientit për kategoritë e lartëpërmendura shihet haptazi diskriminimi, anashkalimi dhe injorimi total i kërkesave të infermierëve, thuhet në komunikatë.

Tutje, kjo sindikatë ka theksuar se për infermierët është zhvlerësim i profesionit. Prandaj, nga e hëna tha se do të mbledhë strukturat për të koordinuar aktivitetet dhe masat sindikale.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës do konsultoj organet e saja drejtuese, shoqata dhe institucionet tjera përfaqësuese dhe secilin infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor për organizimin e një marshi protestues ku do ftohen të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor nga e gjithë Kosova, duke vazhduar me protesta ditore, deri në greva dhe bllokim total të sistemit shëndetësor”, është thënë më tej shkruan Gazeta Shneta.

Ndërkaq në këtë njoftim është treguar se sindikata e Infermierëve të Kosovës ka kërkuar koeficientin 7 për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësorë pa dallim.

Artikulli paraprakMbi 16 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Artikulli i rradhës QKUK dhe spitalet e përgjithshme hapin konkurse për mjekë, drejtor administrate dhe punëtorë të kuzhinës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.