Qendra Klinike Universitare e Kosovës si dhe tre spitale të përgjithshme kanë hapur konkurs për 13 pozita të lira për mjekë, për drejtor administrate si dhe vende të lira pune në kuzhinë.
QKUK ka hapur konkursin për mjekë në katër klinika të ndryshme. Në Klinikën Emergjente po kërkohën pesë internistë, dy specialistë në Klinikën e Neonatologjisë, dhe nga një në Gastroenterologji dhe Pulmologji, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkaq Spitali i Gjakovës ka hapur konkurs për një specialist të urologjisë, si dhe dy specialistë të pulmologjisë.
Kurse Spitali i Mitrovicës ka hapur vend të lire punë për një specialist të radiologjisë.
Ndërkaq në Spitalin e Vushtrrisë është hapur konkursi për Drejtor të administratës dhe Shërbimeve të përbashkëta. Kontrata e punës për këtë pozitë është në kohë të pacaktuar me koeficient 10.80.
Sektori i Personelit në QKUK ka hapur poashtu konkurs për tetë vende të lira pune në Kuzhinën qendrore, katër servuese të ushqimit, dy kuzhinier dhe dy ndihmës kuzhinier.
Në vijim i gjeni vegzat për secilin konkurs.
/Gazeta Shneta/




