Në disa qytete të SHBA’së, punëtorët e kujdesit shëndetësor janë në vijën e parë të betejës kundër COVID-19, por shumë thonë se nuk po furnizohen me pajisje mbrojtëse.
Infermieret kanë filluar të protestojnë kundër mungesës së pajisjeve mbrojtëse personale PPE – maska, doreza për të cilat ata thonë se po rrezikojnë jetën e tyre CBSnews, transmeton GazetaShneta.
Protestat u zhvilluan në New York, Georgia, Illinois dhe disa qytete të Kalifornisë gjatë gjithë javës.
Në New York, infermierët thonë se menaxherët kanë qenë duke racionuar PPE në pritje të një kulmi në raste, që pritet të godasë qytetin diku në 21 ditët e ardhshme.
Kelley Cabrera, një infermiere tha që anëtarët e stafit në spitalet e qytetit të Nju Jorkut duhet të ripërdorin të njëjtën maskë për pesë ditë . Maska N95 janë të destinuara për përdorim një herë, dhe nuk duhet të përdoren në pacientë të shumtë, sipas Cabrera.
“Këto rekomandime bazohen në udhëzimet e CDC dhe nuk bazohen në shkencë,” tha Cabrera./GazetaShneta/