Një lajm tronditës ka goditur Holandën. Një infermier ka rrëfyer se ka vrarë të paktën 20 pacientë me koronavirus sepse nuk donte t’i shihte ata të vuanin.
Theodoor V, 30 vjeç, punonte si infermier pulmonar në Spitalin Wilhelmina në Assen. Ai tha se ishte i shqetësuar për vuajtjet e viktimave të tij andaj edhe i kishte mbytur, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Infermieri u arrestua tre javë më parë në shtëpinë e tij në Veenhuizen pasi rrëfeu para stafit infermieror të klinikës së shëndetit mendor, ku ishte trajtuar për disa javë në të kaluarën.
Prokurorët thanë se ai kishte treguar “disa herë” në bisedat e tij me stafin e shëndetit mendor se “si një infermier pulmonar në WZA, iu kishte dhënë fund para kohe jetës së 20 pacientëve gjatë pandemisë së koronavirusit“.
“I dyshuari dyshohet se ka kryer procedura mjekësore te pacientët të cilët, sipas tij, ishin në gjendje të rëndë dhe vuanin, pa udhëzime nga mjeku.
“Deklaratat e tij u morën aq seriozisht nga organizata e kujdesit shëndetësor, saqë ata vendosën, pas diskutimeve të gjera kolegjiale dhe marrjes së këshillave ligjore të brendshme dhe të jashtme, të thyejnë detyrimin e konfidencialitetit dhe ta raportojnë atë në WZA.
I dyshuari po mbahet në paraburgim./Gazeta Shneta/




